Çaste poetike me poeten:Rakella ZOGA

Vajza vjeshtë!

————————-

Në degë vjeshtë përkul trishtimin.

Për atë dashuri, që të mbeti larg.

As shiu, as era dot s’te përbuzen,

Se ti e mbajë mbështetur në krahë.

I prek me duar gjethet e zverdhura.

Si të jenë takimet e vyshkura dikur,

Ju kërkon me sy shkakun e rënies,

Si humbjen e tij, që së gjete kurrë.

Të shoh prej xhamit, i pastron duart,

Hapin shkëput prej degësh ngadalë.

Një shi I imët, ti sperkat buzët.

Trupin lëkund, në kujtime zjarr.

Nuk është e lehtë rruga e ndarjes,

E pabindur qesh e shumë të mundon.

Por vjen një ditë dhe ti e përkulur,

Në tjetër degë dashurie kendon.

/www.QendraPress.com/