Çaste poetike me poeten;Ramije UKAJ
LIRA E NËNËS
———————————
Ende e mbaj si medaljon zemre
Lirën e nënës sime
Që nuk arrita asnjëherë ta përqafoj
E t’i them të dua nënë
Përditë flas me lirën e saj
Në vend nëne çmallëm me te
E ruaj si sytë e ballit
Sa herë e pastroj me kujdes
Mbushem me lot
Dhe prapë e vendosi rreth qafe
Kujtimin e vetëm të saj
Ajo ka aromën e nënës sime
E cila shpesh më vjen në ëndërr
Me një lirë në dorë
Sa herë përpiqem që ta marr
Atë e gjej në zemrën time.
/www.QendraPress.com/