Çaste poetike me poeten;Razielda HITAJ
Aritmi
—————
Sonte kur syri rrinte mbyllur
Si ylli pas resë u shfaqe
Nën një tjetër petk,
Veshur me xhaketë premtimi e
papijon puthjesh të zjarrta
Heshturazi më ndjekin dita, data ora…
Nga aty ndrisin të gjitha si në
gdhendje mermeri
Stoike e përdëlluar sikurse ti
Nga sot nata më duket ditë e bardhë
Përcjell lotët mbi flatra stine
Ah, lot’gëzimi që lahet në rreze!?
Stërkala furie të pakuptueshme,
gongël e pakapërcyeshme.
Pres të shfaqesh ndryshe këtë herë
Mezi shoh e dalloj,vakët dëgjoj
Aritmi e zbehje; e pangopur frymë,
njësoj si herën e parë…
Por këtë herë drit’hijet duken ndryshe
Mas sekondat me rrahje zemre
Padurimisht me krahë zogu nis fluturimet,
ato qielloret, të përjetshmet
Po shkrij akuj kohe; natën do bej ditë…
/www.QendraPress.com/