Çaste poetike me poeten:Rudina Muharremi  BEJA

SHKALLËT E SHPIRTIT

————————————-

Unë nuk mund t’i kapërdij të djeshmet

pa zbritur më parë nëpër ato shkallë,

thërrimet pa ua mbledhur melankolive,

notat melodive,

pa i bërë edhe një herë dhimbjet gërshet,

pa u arratisur dhe një herë heshtjeve të bekuara,

rebusit të labirinteve,

e thepajave të lodhura darovitjes së reve

që me vete sjellin përherë rrufe…

Më pas mund të ngjitem shkallëve të shpirtit

e të fluturoj lartësive,

atje ku korbat nuk venë,

dhe me fije shprese në sqep

të ndërtoj folenë…

/www.QendraPress.com/