Çaste poetike me poeten;Rudina Muharremi BEJA
Pa guxuar…!
———————-
Ca zogj fluturojnë ulët horizontit
si të duan të njoftojnë motin që prishet
ndërsa unë, ndjej aromën e vjeshtës
e në heshtje sodis gëzofin e natyrës…
Vështrimin përhumb deri matanë sinorëve
ku një murë lartëson squllur shirave
e një kangjellë e trishtë,
si thurimë e trazimit të kohërave…
Ndaloj hapat, atij pragu të heshtur,
për një çast para meje shfaqet barku i tokës
qiparisë, me blerim të përhershëm
e nën hije, qivurë me emra të panjohur…
Pikëllimit përshëndes siç bëj me të gjallët,
fotot ua kundroj rravguar ngjyrash
përtypin vetminë vështrimet e tyre
e fshehin luadhe të pafundme kujtimesh.
E mua,
fjalët m’u shndërruan në psherëtima.
Tokë e bekuar,
Sa pasuri mbart brenda verbërisë tënde?
Sa libra të pa shkruar?
Sa fjalë të pa thëna?
Eh, sa njerëz vdiqën pa guxuar…!
12/10/2021