Çaste poetike me poeten;Rudina Muhrremi Beja

0

Dhimbje e përshpirtshme.

————————–

Bie shi mbi varrin tënd At’

mbi germat që vetë t’i shkrova

dhe mbi lulet që nëna paska mbjellë

e mbi ato, që vetë t’i solla…

Rrëshkasin bulëzat mbi portretin tënd

e mua dy lot më zbresin trishtimit

vizatojnë shënjtërinë e shpirtit që më dhemb

teksa mëngjesi zbeh udhët e rënkimit.

Ndonjëherë më mungon aq shumë

balli, fytyra që flet me hieroglife…

sytë që më flasin përmes një vështrimi

malli i beftë, një dhimbje e përshpirtshme.

16/02/2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *