Çaste poetike me poeten:Rudina Papajani

PROVO TË GODASËSH ZEMRËN E NJĒ NĒNE…

—————————————————————-

Provo të shembësh botën,

ATY…te shpirti i saj,

provo të lodhësh zemrën e një nëne,

ta godasësh,

ta qëllosh,

tē largohesh me indiferencën tende,

e tē vish sa herë tē teket ty,

provo ta zbrazësh gjakun,

që shfryn si sundimtar,

në damarët e ndjeshëm.

Po gënjen vajzë tek ky gjëmim i bukur,

fluturim shkrepash,

ku dhe gjurmët e jetës flasin pranë një lëndine.

E pe sa i thellë është lumi,

deti me shpirtin në gji,

kështjellën që tē lindi se shëmb dot ti,

as djalli…as biri i tij.