Çaste poetike me poeten;Rudina Papajani
Ka një cak,
—————————-
kur do tē rritet kjo gjethe e njomë,
ka një fjalë ..një shpoti,
qesh e lodron në kufijtë e tokës.
Ka bërë një betim rrënja,
të jetoj në tokën e vet,
ta marri në hije plumbin,
kur gjaku zë e bërtet.
Ka bërë një betim rrënja,
thikën që e shpon ta nxjerrë,
me fodullëkun e një djali,
helmin nga shtrati ta nxjerrë.
Pastaj lundrimin të nis kjo rrënjë e re,
të qaj për dhimbjen në kyçe,
è trupin që po ja përmbysin përdhe.
Kur të zbulohet kumbulla e thatë ,
të dëgjohen kërcitjet në periferi,
nga toka do dalë zjarri,
fryt i strallit të ri…
RUDINA PAPAJANI