Çaste poetike me poeten;Seli MURATI
Askush se di se sa duhemi
——————————————
Ranë rreze drite mbi qerpikë,
si shira vjeshte në atë shikim të tretur
ndaj shpirtit krejt i zbuluar
si ëndërr blu, brenda ëndrrës tënde
premtimet si pemë e zhveshur
mbetën në buzë të shpresës.
Hapat nuk t’i ndjej, heshtur …
mes zemrash resh, me mall ngarkuar
një degë kujtimesh mes duarsh shtrëngon
me sytë prej lotëve të vjeshtës.
Shpirtit të ftohur nga nata
mos i ndalo të hyjnë rrezet e diellit,
edhe kur të mban mbyllur malli
shtratit të gjumit mos ja pengo ëndrrat.
/www.QendraPress.com/