Çaste poetike me poeten;Servete ELEZI
Më lerni
—————–
të paktën për pak
heshtni
më lërni shpirtin
të dojë asgjënë
mos thërrisni
mos bëzani
më lëni shpirtin
të nxjerr zënin
kam gjet lulet e pranverës
kam gjet fijet e barit tê moçëm
lulet e mollës
e ato të vjeshtës
kam gjet mallin në prush
gjithçka munda
edhe pse është, fund gusht!
/www.QendraPress.com/