Çaste poetike me poeten;Shahe RAMA
Gëzuar Dita e Alfabetit!
———————————-
Në gjuhën time
Kur nis e shkruaj në gjuhën time
Penda lehtësohet, fare shndrinë
Dora magjepset, shpirti gëzohet
Si një i humbur kur gjen shtëpinë.
Kur nis e shkruaj në gjuhën time
Mendja më bukur, fjalët rreshton
Vjeshta e jetës, pranverë më bëhet
Një zë bilbili – sikur këndon.
Në gjuhën time, kur zë e shkruaj
Në Manastir me mendje unë shkoj
Aty Gjergj Fishtën e Parashqevinë
Me gjithë të tjerët – sikur takoj.
/www.QendraPress.com/