Çaste poetike me poeten;Shegushe Ferhati ALLKJA
Kjo lule përsëri rilind!
—————————–
Mbolla tulipanë në kopshtin tim
Po presin pranverën për zgjim
Kanë ngjyrat si të ylberit
Aty ç’do shpirt i ndjeshëm, gjen gëzim.
Mbi petalet bletët gumëzhijn
këmbët e tyre, varg i artë..!
Më(ngacmojn) ftojnë për poezin .
Mes rrezeve çdo gjë shëndërrin!
Kënga e bilbilit, më bëhet rim.
Mbi petalet fluturat,
fillojnë të bukurin vallëzim!
Në lulet e verës
pranvera trokiti me nxitim,
manushaqet po presin në zgjim.
Mbi degët e trëndafilit,
bilbilat cicërijnë!
Me dashuri vendosa pak ushqim.
Më mungon e bukura trëndelin!
Në sepetin e gjyshes
me arom kujtimesh rrijn.
Çdo gjë në këtë botë,
ka nevojë për dashurin…
Fliste shpirti i saj që shpërndante mirësinë!
Mbolla tulipanë në kopshtin tim,
në kaltërsin e qiellit, ylberi ndrinë!
Këmbët i ka akoma në oborrin tim,
me krah fluture zanat po vijnë!
Në këtë parajsë të vogël,
dua ç’do gje të gjejë gëzim!
Tulipanët një herë i mbolla,
ngjajnë me jetën me Dashurin
kjo lule përsëri rilind!
Oh, ç’stine e bukur!
Sa do të doja ta pikturoj për poezinë…
Pranver 2023
/www.QendraPress.com/