Çaste poetike me poeten;Sherife Berisha – THAÇI
IKONË E SHQIPTARISË – TI JETON NË ZEMRAT TONA
(Kushtuar – Gjergj Kastriotit – Skenderbeut – në Ditën e lindjes së Tij).
——————————————-
Engjëjt të sollën në Tokën e Shqipnisë,
Për ti dal Zot gjakut e gjuhës kombëtare,
Për ti treguar majat e trimërisë,
TI je Frymëzim me ndjenja Atdhetare.
– Prijës i Kuvendit të Arbrit – ,
Në Kuvendin e Lezhës zgjidhet me nder,
Me asnjë padrejtësi nuk lidhet,
Epopeja Jote, për vendin krenari përherë.
Skënderbe – Fitimtar nëpër beteja,
Në të dy anët e shpatës bënë kërdi,
I fuqishëm, e i shpejtë si rrufeja,
Bota e njohu trimërinë e Tij.
Me 28 Nëntor, të Vitit 1443,
Në Krujën Legjendare,
Për herë të parë valëvitet i lirë Flamuri Kombëtar,
Me Shqiponjën Dykrenare.
Me 17 Janar 1468, në Lezhë, ra teli i pikëllimit,
U pikëllua e tërë Shqiptaria,
Dhembja ishte në pikën e vlimit,
Pa Trimin Legjendar mbeti Shqipnia.
Edhe pas kaq shumë e shumë vitesh nga vdekja Jote,
Kurrë nuk do të harrohesh Ti,
Do të kujtohesh gjithmonë nëpër mote,
Vendit i dhurove Krenari ,
Ikonë – Madhështor, i shenjtë në histori.
/www.QendraPress.com/