Çaste poetike me poeten;Shire DHIMA
Më mjafton një copë qiell!
————————————-
Më mjaftojnë ca thërrime buke
Zogjtë e vegjël në shpirt ti ushqej
Ballin t’a mbaj pa baluke
Rrezja mbi qerpik të kërcej.
Ca thërrime shprese më mjaftojnë
Sa të ushqej ëndrrat e sapolindura
Me frymën e shpirtit të frymojnë
Aromë të lëshojnë si trëndelina .
Më mjafton vetëm një syth gëzimi
Trishtimit ti shartoj lastarë
Hibrid të kthehet perëndimi
Lindja të shumëzohet me farë .
Më mjafton vetëm një cop qiell
Sa të ulen mendimet e mia
Gjithë ret do t’i sit si miell
Të ushqehet kudo varfëria. /www.QendraPress.com