Çaste poetike me poeten;Shukrije Gashi
Paqes i janë prere këmbët
Nuk di pse nuk po shkoni vet
kerkujt asgjë i duheni
Kosova ka nevoje për jete
lufta ende dhembe ne strehët
e llahtarit dje
veç ne heshtjen guace kuarce
klounesh te cirkut bizar fle e harruar
shkoni ma le te flet jo kujtimi
por drejtësia heshtja nuk është
rruga e pajtimit
paqes i janë prere këmbët
ne Kosove qe moti
rrëfimet e trishtit çdo dite
vdesin dy here me lëngatën pushtet
shkoni n’ keni pak njerëzi
Kosova ka nevoje per drejtësi
sytë qe u mbyllen dhunshëm dje
lanë plage te hapura pas
mijëra nete pa gjumë e varreza pa kufoma
shkoni pra ne theqafje a paqe
me vetveten po deshtet
Faltoret e huaja nuk jane drejtësi as
shpëtim nga varfëria a jeta e bjerrin kot
shkoni me pak miresi kozmetike bile
ne pasqyre shikohuni ne shëmbëllimin
e atyre qe ishin dje me ne e sot nuk jane
ata kishin ëndrra per Lirine
një mordje qe as toke per prehje
u fali
Shkoni te vdekshëm jeni qe moti
paqja nuk eshte heshtja memece
as përulja e turpshme krymberisht
Zoti flet edhe shqip ne tryeza nderi
Shkoni e na lini te marrim fryme
jo drejtësi karremi as vdekje selektive
c’ pandemi e gërditshme lakmia
me maska e doreza kastash e Zotin
qe kurre mesoi te flet shqip…