Çaste poetike me poeten:Shyhrete Gosalci
HYJNI E HESHTUR
(në ditën e çlirimit)
——————————————
(Shyhrete Gosalci, 12.06.2021)
Zëri nuk ka forcë kur je i baltosur,
as tingëllimë, as ëmbëlsi,
Trishtimi fillon aty ku ndalen rrugët e dritës,
Hyjni e heshtur, nuk arrita të ndjej mallin tënd, në gjoksin tënd të rënduar,
Mbi Ty ranë mure të rënda sa s’ka kush ti peshoj,
Ti heshte, sepse hape shumë shtigje që ne si dinim dot,
Thërmijat më të vogla helmi mblodhe në gjirin tënd, që buzëqeshja e fëmijës të jetë e ëmbël, e qiltër,
Hyjni e heshtur,
Hesht edhe sot, heshtërive kur çdo kush zhurmëriste rrugëve me jehonën e lumturisë,
Je ende aty, apo s’do na presësh dot të ta shohim njëherë fytyrën tënde?
Ishe çdo kund ku çdo dritare duhej hapur, por kur të kërkuam nuk të gjetëm dot,
As hija jote nuk mbeti, përbuzjeve të mykura,
Por, ne e dijmë se hyjnia e heshtur është mes nesh, më e bukur se kurrë.