Çaste poetike me poeten;Teuta/Art/ MUÇAJ

Mall…

——————

Sa herë që Pranvera vie,

 Hedh larg vështrimin trishtues,

Si gjethe e vyshkun bie,

Dhimbje e mall shkatrrues.

Ndjej akullin, kur

 Diellin do të duhej

Ndjej frikë,

kur gëzimi do të ruhej

Ndjej peshë ,

mbi supet e mia

Atje largë, largë

ku më shpie stuhia.

 Erë e jotja peshë zemrën më qon,

Dritë verbuese shikimin ma pakëson,

Ajër dua , ajër më mungon

 Shumë hapësirë ,

 por mua më ngushton.

Shpresë kam, mall ndjej,

 Frikë e ankth për ty,

 Me një frymë të sodis,

çdo dit nurin tënd

 Ah, e madhe është

kjo e imja dashni për ty…

 2.4 Shkurt 2024 .M ( Arti im )

/www.QendraPress.com/