Çaste poetike me poeten;Trandafile MALSHI
JAM MIRË
————————-
Jam mirë!
Mos më shihni ashtu, ndryshe.
Ma afroni një sup
të qaj veç njëherë,
S’dua mëshirë!
Bëjeni, se do t’ju përmbushë në zemër
Një gjest i mirë.
Jeta, motiv i shtrenjtë dhe për mua.
Dua ta jetoj.
S’më doli koha
T’i arrij gjithë andrrat.
Mos më mëshironi!
S’ka gjë!
Jetën prapë unë e dua.
E dua ashtu
Me lule e rreze dielli
Të rrjedhë e pastër si krua.
Nëse s’i arrita rrezet
Ma falni një rreze nga jeta juaj
Më shumë do tju dua.
Jam mirë.
Ende s’më është fikur shpresa,
Prapë e kam në sy rrezen e diellit,
Prapë e kam në zemër dritën e paqtë të jetës,
Prapë e kam në shpirt,
Dashurinë për ju.
Paçka se kur ju thirra
S’më dëgjuat….
Unë ju kërkova kaq pak…
Le të bie nata e thellë dhe e gjatë
Për mua veç dritë përcjell,
Sepse edhe në errësirë,
Unë veç ndriçoj, dritë unë jam!
Unë jam mirë!
/www.QendraPress.com/