Çaste poetike me poeten;Valbona HADRI
E kuptoj
——————————-
Frymëmarrjen dhe tik – takun e zemrës tënde,
nga mënyra sesi thith cigaren.
Tymnaja e saj më tregon mendimet që bluan në krye të çdo dite .
Në vendin ku thurën sarajet parajsore dhe rikthehen lulet e këputura.
Rishkruhen kujtimet.
Unë t’a njoh buzëqeshjen e nënshtrimit dhe mendimet e tua fisnike.
Po, po tashmë çdo gjë e njoh në ty.
Bile edhe krijimin e distancës në shtrëngim duarsh,
ku drithërima zemre bëhen rob i kohës.
E njoh dhe vendosjen e hapit tënd karshi plagëve të
marruara në rrugëtimin tënd përballë jetës,
gjithnjë duke u shfaqur hijerëndë,
I njoh justifikimet tua, kur thua se ,,
tregimi është krijuar nga të tjerët dhe pa dashjen time
unë ec i gjembosur pêr t’i dhënë përfundimin ” !..
E njoha , njoh dhe tani më,
mbledh copëza dashurie të mbetura në përshkrimin e figurës
tënde ku tretet guximi burrëror.
/www.QendraPress.com/