Ende frymon

—————————-

Krua i mbetur matanë,

Që moti shterruar, i shtrirë në anëdetin lindor të detit Jon.

Për ty tokë arbërore

Freskia e njê loti

para përfundimit të stinëve

I dha shkëmbit hijerëndë shkëlqimin diellartë nê varret e të parêve tu.

Shpalosja e imazheve me pamjen e historisë shenjtëroj përjetësinë autoktone,

por ata tê morën duke ta mohuar mundêsinê e ngrohjes së shpirtit të vuajtur të paktën për njê pikë ujê burimi té kristaltë nê ripertëritjen e pasardhësve tu.

Po këta gurë tê thepisur me lutje drejt qiellit çfarë memorizuan ?!.

Të fortë janë ata që dhembjen mes lotëve e mbulojnê me buzëqeshje.

Dhe ofshamën e vuatjeve e kthejnë në përgjigje për t’ua thënë të tjerêve se ne prap do të vazhdojmë tê kërkojmë rikthimin e asaj që na takon.

14.07.2022

Valbona R.Hadri