Çaste poetike me poeten:Valbona Hadri
E çuditshme.
————————————–
Kishte kaluar tridhjetë e ca vjet pa të,
Ndërsa tani ai u kthye, … ,
Mëngjesi dukej i zbrazët,
Ajo donte ta takoj …
Sa e paduruar bëhej
Nuk e pëlqente goditjen e radhës…
U habitën kur u panë sy më sy.
Një emocion shpirti i tundoi zemrën .
Ajo mori në dorë librin e kujtimeve .
Në fakt, takimi mbaroi .
Ta kam thënë se unë, .. buzëqeshi ai.
Ajo e ulur psherëtiu.
Biseduan edhe ca …
Dita e sotme mbaroi.
Ata mbyllën sytë në përqafimin
e njëri -tjetrit, …
Lutjet e tyre u ngjitën qiellit duke kërkuar zgjatje deri në përjetësi.
Valbona R. Hadri
25.08.2022