Çaste poetike me poeten;Valbona KOLAVERI

TRILLET, DITËS

————————

Trillet , ditës

Po luajnë kukamshehti

Në nerv të së shkuarës,

Fytyrë e ftohtë

Në përballje heshtjesh,

Mi thyen çikë më çikë

Të vërtetat zemrës,

Në pasqyrë refleksesh,

Bumerang,

Po kërcasin kohët

Mbrapsht

Të lëna peng

Dilemat e vetvetes,

Vjerrun sysh t’harrum

Po vuajnë

E mshehun, vetja shpirtit

Në arkë të drynjrē mendimesh

Po mbytet pa bëzajt.

V.Kolaveri

/www.QendraPress.com/