Çaste poetike me poeten;Violeta Zogaj TELAKU
Tek guri i varrit
————————-
U nisa Nanë, e po vi pak tek ty
Tek varri yt aty ku prehesh ti
Do te rri pak
Se shumë s’kam fuqi të rri
Erdha e po shoh vërdallë
Po flas ca fjalë
Nga zemra ime dal.
Me lot pikuar nga malli
Mbështet kokën tek gur i varrit
Akull ftohtë anipse ngroh dielli
Rrëqethem e tëra
E me mall shikoj qiellin
Shkronjat e emrit tënd mbi mermer
I përsëris pa reshtur
mbyll sytë e qëndroj heshtur
Erë e lehtë tund barin e lulet përreth
E mua kjo qetësi më drithëron
Zë të përvajshëm aty këtu dëgjoj
Bilbili I vonshëm I lodhun këndon
E sa bukur mbi ty
Lulja vjeshtore qëndron
Shpirtit tënd te mirë I ngjason
Sot ne përvjetorin tënd
Unë te kujtoj
Zhuritun mallit, zemra të kërkon
Kujtimi për ty kurrë s’do të mbaron
Për nanen time
Si dritë qe e pata
Do te mbaj ne zemër
Në ditët e mia e në netet e gjata
/www.QendraPress.com/