Çaste poetike me poeten;Zaide NOKA
Pranvera
———————
Kohë e artë tashmë për mua
Në vrapim më gjeti pranvera
Dimërimin e lash pas.
Kohë e pakët je për mua
Si ta shoh shpërthimin tënd?
Përzier jam në gëzimin tuaj.
Bujari shumë e madhe
Pranverë më bëre dhe mua
Kohën e pakët po vuaj.
Po reja bardhoshe
Nga shikimi i fshehtë i diellit
Diamantë në gjethe vë.
Kohë e pakët je për mua
Pemë e gjethe,lulëzim
Ah sa bukur ma qëndise,
Ma qëndise shpirtin tim!
/www.QendraPress.com/