Çaste poetike me poeten;Zaide NOKA
Vallëzim
——————-
Për të ardhur te ti
Shtyj radhën e njerëzve
Ndërtesat,pemët…
Me sytë e ngulur si shigjetë
Ti gjendesh pranë syve të mi…
Vallëzoj në sytë e tu
Pista e vallëzimit
Mbërrin te gardhi i qerpikëve të dendur…
Kërcej
Pasqyrohem
Vetëm në sytë e tu…
/www.QendraPress.com/