Çaste poetike me poeten:Zamira AGALLIU
Vala dhe Unë
—————————–
E zbathur isha me supet mbledhur
Në bregun e detit vrapoja në shi
Shkuma e dallgës ma mori
Fustanin e bardhë siç bëri ai.
Ecim përgjatë bregut, unë dhe kujtimi
Floket me erën luanin atje …
Vraponte koha si nje valë kthimi
Dhe la një dallgë mes nesh si re.
O dritë e paqtë dhe e praruar
Shtove horizontit nje imash që njoh
Këtë qetësi mes kaltërsish harruar
Mbi re të bardha sytë e tij i shoh.
Pres dallgën si ngjyrë e syve të tij
E luaj me të, njesoj si atëherë
Ma mori shallin tej në thellësi
Ashtu siç bëje me mua ti, çdo herë. …………………………………………………….