Çaste poetike me poeten;Zamira AGALLIU

 Lotët e një burri

————————————

Lotët e një burri janë të kristaltë

ata rrokullisen njësoj si ortekë

bien nga lartësitë e dhimbjes ngadalë

e nuk duan të bien kot, ashtu, gjetkë …

Ata zgjedhin të bien në një zemër

që di t’i mbledh në duar e t’i çmoj

ata zgjedhin një prehër e një emër

që di t’i mbaj të ngrohtë e t’i mbroj

Lotët e një burri nuk janë si të një gruaje

që qan me ngashërim pse pa një thinjë të re

lotet e një burri vijnë nga thellësitë

kanë të tjera burime që gurgullojnë atje.

Lotët e një burri nuk janë aspak dobësi

ata janë të fuqishëm e të nxehtë

Lotët e një burri janë si një llavë me ndjesi

Janë mishërim e madhështi e vërtetë..

 /www.QendraPress.com/