Çaste poetike me poeten;Zana PIRA
SIPËR TRYEZËS
———————————
Flejnë e ëndërrojnë
takimet për nesër
aq lehtë arrijnë ngrohtësinë
e trupit ne këpucën e shqyer
sipas dëshirave shpërngulen njerëzit
nëpër qytete të botes,
përcjellin koncerte muzikore
i vdekuri ekzekuton ‘simfoninë
e Betovenit,
lozin ballo konteshat me barinj,
adhuruesit e ‘simfonisë
thurin procka anekdota
homazhe për t’i bërë
kompozitorit të ndjerë
kështu fatet arnohen
nëpër relacione botërore
sipër tryezës dritë më bënë
llamba me vaj guri…
Zana Pira
/www.QendraPress.com/