Çaste poetike me poeten;Zanë MALI

TI PIKTURON ME GJETHE STINE

—————————————–

I dashur

Ti pikturon trupin tim me gjethe stine

afshi yt i çmendur

djeg përtej diellit të mesgushtit

shpirtin e mallëngjyer prej kohësh

e shkrin me buzëqeshje

Në çast

koha ndalet në çiltërsinë e Evës dhe Adamit

Ndjenjat e përflakura

rrjedhin ngulmas

damarëve të mbufatur

Ki mendjen

dashuria ime për ty

/www.QendraPress.com/