Çaste poetike me poetin;-Abdullah BLAKÇORI

PRITJE

——————

Me vjet pritëm të agonte dita

Por shumë zgjati nata

Ajo u bë Nyje e Gordiut

E ne na mbuloi shtrëngata

Për ta zgjidhur atë nyjë

E bën veç uniteti

Që duhet t‘i ngjajë lumit

Që bashkohet me deti

Jemi mësuar të presim

Se pritja ka vlerë dhe peshë

Udha e saj nuk ndalet

As atëherë kur borë resh

Kjo ditë që plagë na u bë

Nëpër re po vjen

Pritja zgjati sa i shekull

Por dritën po na bjen…!

/QendraPress/