Çaste poetike me poetin;-Ali H.TAHIRI

Aty…

————————-

ku ideali juaj

u bë fli në pritë…

Bora… dhe toka…

me gjak është ujitë.

Altari i lirisë,

ju zgjodhi juve, o trima…

Qielli i kaltër ishte gjakosur,

edhe shqiponjës ~

iu dëgjua klithma!

Ajo ditë e acartë ~

e katërmbëdhjetë dhjetorit ~

jua dha… lavdinë e zjarrtë!

Historisë…

iu shtua një datë e veçantë,

në kalendar ~

të përjetësisë.

Për ju,

o luftëtarë lirie në atë natë,

pavdekësitë tuaja për kombin

janë thesar…

me vlerë mbi “Ar”.

Brigadë kristali,

e njëqind e trembëdhjetët,

e vitit ’98!

Këta heronj e heroina,

do t’i kujtojmë…

sa të ketë tokë e jetë!

Kosovë!

T’u përgjaken malet,

fushat e lëndinat…

Komandant,

Mujë Krasniqi ~ Kapuqi,

me mbi katërdhjetë trima!

Në atë ditë…

dhembja na dogji si vetëtima.

Kosovë…

nga ai gjak i njomë

dole nga errësira…

Tanë armiqve…

iu bë zemra akull!

U shporrën nga këtu,

kokulur…

e si të çartur.

Kosovë,

tani kurrë nuk je e mjerë!

Bijat dhe bijtë e tu,

të kanë dhënë një emblemë…

Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës…

tani ~ në muze,

si vlerë… dhe flamur.

Tani luaje vallen e Rugovës…

se përherë…

je e Lirë,

për çdo ditë edhe më e mirë.

/QendraPress/