Çaste poetike me poetin ;-Feim BLLACA

NË DIALOG ME DE RADËN

——————————————

De Rada më flet me zë guri,

nga shekujt që s’kanë emër,

aty ku fjala lindte para shkrimit

dhe emri ishte frymë.

Pellazgët ecin në vargjet e tij.

si hije zjarri mbi male,

në gjuhën të gdhendur në erë

dhe zemrën rrënjë në tokë.

Ai më thotë:mos kërko vetëm prova,

se gjaku s’ka arkivë,

kujtesa fle në këngë,

dhe historia-në shpirt

Dhe unë dëgjoj,

si një pasardhës i vonë,

teksa koha hap plagët e lashta

dhe mëson të flasë shqip.

/QendraPress/