Çaste poetike me poetin;-Frrok KOVAÇI

Në Lissus

—————–

(Nolite amorem cadere *)

Mos bini në dashuri,- mos bini

Dashurija nuk është shpetim

as nuk të len të ikesh.

Gjith jeten kemi ndjekur tri genjeshtra:

se natyra është romantike,

se realiteti êshtë i drejtë

se jeta ështe morale.

Dhe ajo nuk është as morale,

as humane

vetem indiferente

Kjo është fuqija e sajë,

matematika e trupit qe quhet

mundesi.

Mos bini ne dashuri, – mos bini!

Vetem nese jeni gati te shihni

 driten që gjithmone zbulon

se egziston.

Se dashurija ndodh si nje femi i

verber qe ec në rruget e botes

dhe nuk ka nje dorë.

Dhe perherë më pytë:

A don të jetosh ?

* Shkrim në një gur, mbase gur varri –perjudha Romake.

Dmth – mos bini ne dashuri.

/QendraPress/