Çaste poetike me poetin;-Idriz BERISHA-XHIXHI
DASHURI E FJALËS
———————————–
Fjala theu kornizat e reve
Me shpirt të popullit -sintezë
U ngrit mbi gjuhën e plisbardhëve
Nderoj mbretërinë e lirinë
U bë krismë që shkëmb murana
Tym i atdheut Flakë!
Anton Çetta,dorë e dhënë burrërie
Nga vendi në vend,
nga kënga në këngë
Thur fije bashkimi e lot pajtimi
Për netët e gjata pa dritë
Thanë lumenj gjaku
Lëndimeve t’Pajtimit.
Babë e bir,vëlla e motër
Nip e mbesë në besë.
Si varg me krushq
Me plisa rënduar mbi kokë
Me djepa e pa varre të rea.
Kështu ruhet e duhet Atdheu
Në një pikë loti,lirinë lind
Kambanë pajtimesh
Jeta mund vdekjen o burra
Mblidhni ditët e dhimbjeve
Sa një pikë loti do dalin
Ndaj,falni e lotin thani
Për këtë dashuri toke!
/www.QendraPress.com/