NJEREZ DHE KARAKTERE

———————————

I mblodha gjithë gurët që hodhën

të më zënë rrugën

Nuk ndërtova mure,

por urë

Të mirësisë,

gjithkujt i shtriva dorën

Të urrejtjes,

kurrë.

I mblodha lajkat e njerëzve servilë

të vizatoja portretin e tyre

Me kot u lodha,

su gjeja fytyrë;

ishin hije.

/QendraPress/