Çaste poetike me poetin ;Luan SHESHI

PREJ VETES MËRGUAR

————————————-

Prej vetes mërguar,

larg-tejë në një oaz,

pirat i pandëshkuar,

lirinë shijoj plot gaz…

Liria kurorë e vjetër,

rob krye fitimtarësh,

mjafton laps e letër,

tiranëve t’ia marësh…

Tiranë rutinat boshe,

shtyrë ditët mërzitur,

vetmia tirq lëmoshe,

ngre krerët çoroditur…

Prej vetes mërguar,

pak fare, vetëm pak,

pirat i pandërshkuar,

gjahtarë…i lotit plak…

Çaste poetike me poetin:

/www.QendraPress.com/