Çaste poetike me poetin;-Luan SHESHI

SHËMBËLLIMI YT ATY
—————————–
Shëmbëllimi yt aty,
i vrazhdë…i zbehtë,
i vetëm..gri ndër sy,,
heshtja fllad i lehtë…
Mirazhi në pasqyrë,
s’di me kë më ngjet,
pritja ndërron ngjyrë,
malli brengës shket…
Shkitjet ngazëllejnë,
të qeta…plot tundim,
pasqyrës vezullojnë,
diku…udhë pa kthim…
Shëmbëllimi yt aty,
sirenë…e munguar,
i vetëm…gri ndër sy,
gjoks-ikjes…kalëruar…
/QendraPress/