Çaste poetike me poetin;-Luan SHESHI

ATY TË PRES…
——————–
Dera hapur mot qëmoti,
hapat ngrirë aty në prag,
syrit qarë hesht dhe loti,
tënden hije…dërgon larg…
Keq prej pritje i mërzitur,
koha vrraga lënë në derë,
malli gjoksit ulur-ngritur,
gjumët feksur si ngaherë…
Rën fytyrës shakuj vese,
mjergullnajës i trishtuar,
qesh e qaj në vaj dënese,
pendë zogjsh i mërguar…
Pritja derës seç më lodhi,
dhe stuhia ç’më lëkundi,
ikja…supet tek i mblodhi,
mes dileme më përkundi…
/QendraPress/