Çaste poetike me poetin; Luan SHESHI
ZHYTUR MUZGUT NJË POET
————————————-
Zhytur muzgut…një poet,
dallgë më dallgë i arratisur,
heshtur rrinë hiç nuk flet,
penë-thyer…e fletë-grisur…
Zhdukur thellë…nën valë,
herë-herë shfaqur sërish,
gjok të detit porsi ngjalë,
ledhaton syrin të brishtë’…
Si i dehuri…prej mërgate,
struket tej në perëndim,
veshur tirq…gjysmë-nate,
endacak…udhës pa kthim…
Zhytur muzgut…një poet,
mjegull-reshë vjollcëruar,
heshtur rrinë hiç nuk flet,
breg më breg i përmalluar…
/www.QendraPress.com/