Çaste poetike me poetin;-Lulzim HAJDARI

Andrra dhe Ti!…

——————————-

Gjithë natën qëndrove me mua

Sikur ishim bashkë me vite,

Aq shumë ishim të dashuruar

Përjetimet doja kurrë mos me mbarue.

Por jo,.. Erdhi mëngjesi i bardhë

E preka më kot’ anash çarçafët,

Kjo andërr zemrën n’dysh m’ka nda

E n’mëngjes rrugicës sonë kalove, e as me sy s’ke pa!…

/QendraPress/