Çaste poetike me poetin;-Mehdi KRASNIQI

PAVDEKSHMËRI PËR LIRI

(Labinot Krasniqit në përvjetorin e rënies dëshmor)

—————————————

Batalione dhe brigada armike

Ia mësyen kullave

Mateçin ta kapin të gjallë

t’i shembin fortesat tua të gurta

kryelarta ndër male të ashpra të shqipes

Dhjetra helikopterë vërshuan qiellit

pastaj u bënë qindra

më vonë s’mbeti asnjë

ikën të gjithë

turpshëm nën intonimin e himnit të disfatës

të tjerët u flakën nga breshëri plumbash

dhe u përplasën turprueshëm shkrepave të Iliridës

Përkrah shokësh çlirimtarë

nisi këngën e flamurit kombëtar

sikur bënte Imeri maleve kreshnike

betejave gjaknxehta

ku gjaku rridhte lumë

Ti e fitove pavdeksinë

maleve, betejave

dhe kur lufta ndaloi

Ti erdhe buzëqeshur në qytet

skalitur në bronz

Hero i përjetshëm i Kombit tim!

/QendraPress/