Çaste poetike me poetin;-Mevlan LUSHI

TI VENDLINDJA IME
—————————
Ti vendi im i bukur
Më shijon çdo stinë
Në verë kur pushojmë
Dhe n’dimër kur vijmë.
Vendosur në radhë
Shtëpitë bukur ndërtuar
Oborret me shumë lule
Me pemë janë rrethuar.
Lulet këtu kur çelin
Sikur buzëqesh natyra
Pranvera këtu mburret
Thotë unë jamë më e mira.
Edhe në vjeshtë kur vjen
Këtu ka shumë lezet
Mollë, arra ftonjë plot
Dhe shumë bereqet.
Në vendlindjen time
Dhe pse stinët ndrrojnë
Bukurinë dhe shpirtin
Kurrë s’mund t’ja ndryshojnë.
Qark ti biesh tokës
Mallin s’e shuan dot
Si vendlindja ime
Nuk gjendet në botë.
M. Lushi, janar 2026
Çaste poetike me poeten;-