Çaste poetike me poetin;-Nexhbedin BASHA

FSHATI I BRAKTISUR

——————————–

Eci në rrugicat e fshatit, si dikur…

qajnë sokaket si fëmijë;

s’ndihen lehjet e qenve,

as blegërima e deleve, askund…

Toka ende jep fryt,

por duart mungojnë;

shtëpitë flasin me heshtje,

oxhaqet kanë uri për tym,

që rrugën harroi…

Bari rritet pa zë,

si kujtesë që s’vdes.

toka mbetet gjer në ograde,

dhe parmenda gjumë fle…

Koha ulet në oborre,

hapat lënë gjurmë në gurë,

Në heshtje flet me dheun,

Se toka s’të gënjen kurrë…

Edhe pse heshtja sundon,

toka s’e humb besimin,

si nëna që pret fëmijën të lindi,

toka belbëzon, edhe pse e braktisur.

/QendraPress/