Çaste poetike me poetin;-Rexhep F.MORINA
NË KËNGË I PËRJETSHËM
(Kushtuar dëshmorit Hilmi Hoti)
——————————————–
Mbi tërë hapësirën e Dardanisë,
Stuhi terri ishin vitet e robërisë.
Kur shkrepi dita,agu i historisë,
Koha përflaket,lind yllin e lirisë.
Në epokën e re, seç shndriti moti
Zbriti hyjnor gëzimi tek fisi Hoti.
Vatrës malësore i shtohet më i riu,
Amanet të shenjtë i la atë Hysniu.*
Të mbroj atdheun, e të lartin ideal,
I papërkulur të eci shtigjeve në mal.
Rrugëtimin se ndali,trim çlirimtari,
Sypetrit ishte, kudo marshon i pari.
Për trojet e shtrenjta, viset arbërore,
Ai pushkën kurrë se lëshoj prej dore.
Përkrah i kishte,ata djemtë guximtar,
Që kalojnë në fronte,beteja me radhë.
Përball armikut, i patundur qëndron,
Ndër luftime t’rrepta hasmin e qëllon.
Armën në vijë zjarri, fort e shtrëngon,
Me shtatin e tij vigan,për atdhe lufton.
Nuk e frikëson topi, as klithmat barbare,
As zjarri e tymi që ndizte bisha vrastare.
N’betejën fitimtare, mbeti i pavdekshëm,
Diell drite Hilmiu, në këngë i përjetshëm.
/www.QendraPress.com/