Çaste poetike me poetin;- Rexhep F. MORINA

KAM IKË NGA REALITETI

—————————————–

Miku im gazetar kërkoi për gjendjen prononcim,

Më falë i them, kam ikur nga realiteti i vendit tim.

Nuk jetohet ashtu mik,vazhdoi me ngulm gazetari,

Ti ke forcë e besim në vete, ke shpirt prej luftëtari.

Ke të drejtë mik, s’më tremb mjerimi as vështirësitë,

Më dhemb shpirti kur shoh, si lartësohen çmenduritë.

Kjo është çështja sot, me heshtakët ose zhurmagjinjtë,

Në këtë mes zgjedh rrugën time, të iki nga faqezinjtë.

Si dobësi të përballjes me jetën, e sqarojnë psikologët,

Këtë fenomen s’e shoh të tillë, kur ikë nga demagogët.

Vërtetë është rrezik, kur eunukët shfaqin skena erotike,

Doemos i ikë turmës pa tru, e prirë nga verbëri politike.

/QendraPress/