Çaste poetike me poetin;-Rexhep F. MORINA

SKUTHI

——————————–

Kur shfaqte n’opinion ide plot elokuencë,

Me fjalime madhështore dhe kompetencë.

Elektrizohej masa sapo dëgjonte orakullin,

Si n’kor klithnin, duam qeveri për popullin.

Prapa thirrjeve boshe, zhurmonte patetizmi,

Më shpejt të ecim, nuk na duhet empirizmi.

Synimet tona t’i arrijmë, të përçajmë miletin,

Me çdo kusht dhe mjet, ta marrim pushtetin.

Që nga fillet e veprimtarisë, ky ishte qëllimi,

Sado që e kamuflonte me retorika zvetënimi.

Erdhi çasti i qeverisjes, e nxori kokën skuthi,

Me zërin e tij të çjerrë, na këndon si bulkthi.

/QendraPress/