Çaste poetike me poetin;- Rexhep F. MORINA

PUSHTETARËT

—————————–

Etërit e lashtë kanë bij të çoroditur,

Të dalë nga populli,në popull rritur.

Bërtasin me klithma,fort për partiza,

Nga çirrja duket,se u pëlcet kërthiza.

Vetëm ngjyrat i mbrojnë,blu dhe rozë,

Ky soj i gënjeshtarëve,aspak dinjitoz.

Çdo ditë nga vendi e largojnë rininë,

Të rrojnë për vete,pasurojnë partinë.

E zhvatin buxhetin aty ku investojnë,

Ata janë mbi ligjin,as që diskutojnë.

Populli i lënë keq,në gjendje të mjerë,

Për vete seç i rrisin pagat kurdo herë.

Nëpër rrugë bredhin punëtorët e gjorë,

Të tillët nuk ndalen,veç llapin me gojë.

I shërbejnë të huajit,e fitojnë për vete,

Shtëpi e vila ngritën të gjithë në dete.

Kufijtë ndryshuan rreth detit e tokës,

Ata po vendosin me liderët të botës.

Tokë e ujëra u falin fqinjëve dhuratë,

Atdheun e shkretuan,sa gjerë e gjatë.

Vet populli në jetë solli monstruozë,

Për gabime të rënda i quan karagjozë.

Dallojnë në tipare pushtetarët zuzar,

Ca janë kërriça,dhe ca janë gomarë.

/www.QendraPress.com/