Çaste poetike me poetin;-Sahit F.OSMANI

SYRIN PREJ DIELLI

————————-

/Profesorit tim, Eqrem Kryeziut/

—————————————-

Na shikoje me syrin prej dielli,

që të mos e humbnim betejën.

Na mësoje se fjala

është dritë që nuk shuhet.

Si Gilgameshi,

në çastin e fundit,

humbi barin e pavdekësisë,

por jo kërkimin për të.

Ti e gjete, profesor,

te fjala —

dhe ne, nxënësit e tu,

e mbajmë ende gjallë. /QendraPress