Çaste poetike me poetin;-Sahit OSMANI

ZEMËR E ATDHEUT E LIND DASHURINË

——————————————–

Qysh prej fillimit nga rrënjët e moçme

Të parët tanë me gjak, pushkë e penë,

Edhe të vdekur do ngriheshin prej toke

Për ta kthyer mbijetesën në legjendë.

Kemi ecur shumë që nga zanafilla

Hap pas hapi shekujve ngadhënjyes

Duke kaluar nëpër kurthe- intriga

Me amanetin e të parëve si udhërrëfyes.

Koha bën të veten hapat i hedh shpejt

Ne ecim bashkë me hisen e diellit tonë

Që në zemër e kanë ngjizur të parët

Zogjtë e shqipes lirshëm të fluturojnë

Ecim udhës, shkelim sigurt në tokë

Të pa gjunjëzuar me drejtqëndrim

Me diell e qiell me yje mbi kokë

Ku zemër e atdheut dashurinë lind

Fjala “atdhe” si shqiponja fluturon

Edhe dielli po të shuhet, e ngroh gjaku ynë.

/www.QendraPress.com/