Çaste poetike me poetin;-Sylejman QYQALLA

GJUHA SHQIPE

(Naim Frashërit)

———————

U dogje fort,Naim,u bëre meit,

Për Shqipërinë,t’i jepje gaz dhe ferrës.

Kur Atdheu s’pati-ti u bëre dritë,

Ndaj na dhe dhe “Lulet e verësë”.

Vetë u bëre bujk dhe mbolle arat,

U bëre parmendë,kur s’kish njeri.

Në gjuhën shqipe i bëre dhe farat,

Ndaj na dhe “Bagëti e bujqësi”.

E ngrite gjoksin-këndoi dhe çdo gur,

Zë i bukur zemre iu bëre Shqipërisë.

Mbi gjithë botën tunde flamur:

“Gjuha shqipe-gjuhë e perëndisë”!

/QendraPress/